Lajme

Pritet investimi nga Al Barwani pas takimit me Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 19 June 2019

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim drejtuesin e shumë kompanive dhe investitorin nga Omani, Muhamed Al Barwani, me të cilin ka biseduar rreth mundësive që ofron Kosova për investime në sektorin minerar, të turizmit, bujqësisë dhe sektorë të tjerë me potencial ekonomik të vendit.

Kryeministri Haradinaj e ka informuar z. Al Barwani për prioritetet që ka Qeveria e Kosovës në zhvillimin ekonomik, sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe për zonat me interes ë veçantë minerar.

Kryeministri Haradinaj më tej shtoi se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkret në lehtësimin e procedurave dhe legjislacionit për investitorët e huaj potencial, si Ligjin për Investime Strategjike, themelimin e Zonave të Lira Ekonomike dhe një sërë lehtësirash tatimore, që i hapin rrugë investimeve.

-Advertisement-

“Si Qeveri jemi të fokusuar që investimet e huaja të jenë sa më të pranishme dhe në këtë drejtim kemi punuar që investitorëve t’u ofrojmë kushtet më të mira për investim, me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, tha kryeministri Haradinaj.

Nga ana e tij, z. Muhamed Al Barwani, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe shprehu interesimin e tij për investime në sektorë të ndryshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera