Sport

⚽ Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Yll Hoxhës

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 20 July 2017

Afati kalimtar i verës në vendin tonë është bërë mjaft i rëndësishëm për ekipet e Superligës, ku shumë skuadra kanë shitur a blerë lojtarë. Edhe spekulimet për futbollistë të ndryshëm, kanë hyrë në modë.

Por ka lojtarë të cilët janë të vendosur që t’i përkushtohen një klubi, si fjala vjen mesfushor i F.C Feronikelit, Yll Hoxha. Ai për “Gazeta e Re” foli rreth të ardhmes së tij, për synimet e skuadrës dhe për  shumë gjëra të tjera.

Hoxha ka bërë të ditur se ka kontratë me klubin deri në dhjetor të këtij viti dhe nuk e ka menduar asnjëherë largimin, pasi ka vendosur ta respektojë atë, klubin dhe drejtuesit e tij.

-Advertisement-

“Jam nën kontratë me Feronikelin deri në muajin dhjetor, pra edhe këtë sezon. Nuk kam biseduar me asnjë skuadër, për arsye se kam kontratë dhe e respektoj maksimalisht klubin dhe kryesinë”, ka thënë ai.

Ish-lojtari i Kukësit dhe Vllaznisë nga Shqipëria, ka folur edhe për ambiciet e klubit.

“Normalisht që edhe këtë vit synimet e Feronikelit janë të njëjta, domethënë, dalja në Evropë”.

Siç dihet nga kampionët (e vitit 2016-të), janë larguar nëntë lojtarë dhe janë blerë katër të tjerë. Po ashtu, skuadra i është besuar trajnerit Gani Sejdiu. Hoxha në lidhje me këto ndryshime ka folur duke thënë se brenda skuadrës kanë mbetur edhe shume lojtarë cilësorë. Tretmani, sipas mesfushorit, është i mirë si dhe janë duke u bërë nga dy stërvitje në ditë.

“Po janë larguar shumë lojtarë cilësorë, por kanë mbetur edhe shumë të tjerë. Gjithashtu kanë ardhur edhe përforcime, jemi duke ushtruar në mënyrë profesionale me nga dy stërvitje në ditë”, ka përfunduar Hoxha.

Ai karrierën profesioniste si futbollist e ka nisur në vitin 2005, kur nga grupmoshat U19 nga të rinjtë e Prishtinës, është bërë pjesë e ekipit të parë. Në vitin 2009-të, Hoxha u transferua nga Prishtina te skuadra finlandeze TPS, ku qëndroi për një vit, pastaj për t’u kthyer tek skuadra kosovare Hysi. Nga Hysi, në vitin 2012-të u transferua te Kukësi në Shqipëri. Pas tre viteve qëndrim te Kukësi, Ylli u transferua tek skuadra tjetër shqiptare, ajo e Flamurtarit. Por aventura te ky klub nuk i zgjati shumë dhe pas një viti (më 2016), u transferua te Vllaznia.

Përfundimisht, pas katër viteve të kaluara në Shqipëri, Yll Hoxha, vendosi që të rikthehet ne Kosovë, tek skuadra e Feronikelit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera