Sport

⚽ Zyrtare: Armando Sadiku prezantohet te skuadra e re (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 12 July 2017
Armando Sadiku është zyrtarisht një futbollist i Legias së Varshavës.
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka zhvilluar sot paradite vizitat e detyrueshme mjekësore dhe ka hedhur firmën në kontratën që e lidh me kampionët e Polonisë.

Sadiku udhëtoi dje drejt Varshavës dhe sot në mëngjes kreu të gjitha vizitat në klinikën e klubit, duke i kaluar me sukses. Më pas, ai ishte në ambientet e klubit ku në praninë e drejtuesve nënshkroi kontratën 3-vjeçare me skuadrën e tij të re.

Nuk është bërë ende e ditur se cila është shifra që ka paguar Legia e Varshavës për sulmuesin shqiptar, i cili ishte nën kontratë me Zyrihun. Te skuadra e re, Sadiku do të mbajë fanellën me numrin 99.

sadiku

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera