Sport

⚽ Zidane: Ky është synimi i Real Madridit

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 04 August 2017

Zidane thotë se synimi kryesor i Real Madridit për sezonin 2017/18, është triumfi në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi sezonin që lamë pas shkroi histori në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar dy herë me radhë, “Los Blancos” e mposhtën 4:1 në finale Juventusin.

Trajneri i Madridit, Zinedine Zidane, thotë se nuk do të ndalen me kaq dhe se synimi kryesor tani është triumfi për herë të tretë në këtë garë.

-Advertisement-

“Nuk do të jetë e lehtë, por triumfi për herë të tretë në Ligën e Kampionëve është synim i joni. Do të luftojmë shumë për të arritur këtë”, tha Zizu.

“Arritëm të fitojmë dy herë me radhë, kështu që tani do të tentojmë për herë të tretë”, deklaroi Zidane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera