Sport

⚽ Shkëndija – Milan, lajm që duhet ta dinë të gjithë

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 04 August 2017

Dueli i parë Milan – Shkëndija luhet fillimisht në San Siro më 17 gusht, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet më 24 gusht në “Telekom Arena” në Shkup.

UEFA ndryshon terminët për shkak të përputhjes së terminit me ndeshjen Vardari-Fenerbahçe.

Pas hedhjes së shortit për fazën e play offit të UEFA Europa League, Komisioni për Gara në një mbledhje plotësuese ka vendosur të ndryshojë terminët paraprake, raporton klubi nga Tetova përmes uebfaqes së vet zyrtare.

-Advertisement-

Pasi që dy përfaqësues nga Maqedonia pjesëmarrës në play off në short rezultuan të luajnë ndeshjen e parë si vendas dhe ndërkohë që stadiumi i vetëm që plotëson kushtet për këtë nivel garash është “Telekom Arena” në Shkup, Komisioni për Gara pranë UEFA-së vendosi të ndryshojë terminët.

Kështu klubi njoftohet se ndeshjen e parë më gjigandin italian do ta zhvillojë më 17 gusht në stadiumin “San Siro” në Milano, ndërsa ndeshja e dytë në Shkup në program do të jetë më 24 gusht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera