Sport

⚽ Real Madridi arrin në Shkup (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 07 August 2017

Reali tashmë gjendet në Shkup, ku do të zhvillojë sonte stërvitjen e fundit para ndeshjes me Unitedin.

Real Madridi ka arritur në Shkup, ku të martën mbrëma nga ora 20:45 do të përballet me Manchester Unitedin për Superkupën e Evropës.

“Jemi në Shkup”, ka shkruar klubi spanjoll në llogarinë zyrtare në “Twitter”.

Cristiano Ronaldo, i cili është stërvitur vetëm dy ditë me ekipin, është ftuar për këtë ndeshje, por nuk dihet nëse do të zbresë në fushë, pasi vetëm sa është kthyer nga pushimet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera