Sport

⚽ Neymar merr një goditje të rëndë nga Bartomeu

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 07 August 2017

“Asnjë lojtar nuk është më i madh se Barcelona”, kështu ka thënë Bartomeu.

Numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nuk është i brengosur për largimin e Neymarit nga “Camp Nou”, pavarësisht se e pranoi se kanë insistuar që braziliani të mos largohet nga Spanja.

25 vjeçari u shndërrua në lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit, duke u transferuar te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro.

-Advertisement-

“Neymar dëshironte të largohej. Ne nuk u pajtuam me këtë vendim, por asnjë lojtar nuk është më i madh se Barcelona”, ka thënë Bartomeu.

“222 milionë eurot që kemi marrë për Neymar Junior do të administrohen me maturi, ashpërsi dhe qetësi”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera