Sport

⚽ Milani ka një premtim të madh për Donnarumman (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 12 July 2017

Milani ka premtuar se do të ‘harrojë’mosmarrëveshje që kishin me portierin Gianluigi Donnarumma, deri në momentin kur ai vendosi të vazhdojë me Rosonerët.

Drejtori i Milanit, Marco Fassone është zotuar se klubi i tij do të ‘harrojë’ problemet që kishin në fillim me Gianluigi Donnarumma për vazhdimin e kontratës së re.

Donnaruma dje ka pranuar të nënshkruajë kontratën e re me Milanin,
vetëm një muaj pasi u njoftua se ai kishte refuzuar të hynte në negociata me kuq e zinjtë, por Fassone është shprehur i kënaqur që Rossonerët kanë arritur marrëveshje me portierin italian

-Advertisement-

“Sot është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme,” tha Fassone në një konferencë për shtyp, përcjell ORAinfo.

“Ne zakonisht nuk i mbajmë këto konferenca për shtyp për rinovime, por Donnarumma ishte një valë e vërtetë dhe një proces shumë i gjatë.

Ai foli edhe për hezitimin e Donnarummas që të vazhdojë me Milanin.

“Ishte e kuptueshme që ai kishte disa dyshime, por tani jam krenar që kam arritur një marrëveshje me të. Shqetësimet e vogla do të harrohen. Gigio është një lojtar i vërtetë i madh”, ka përfunduar Fassone.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera