Sport

⚽ ‘Milani fiton titullin në Itali’, -Deklarata që po ‘çmend’ Juventusin dhe Interin

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 21 July 2017

Shefi Ekzekutiv i Milanit, Marco Fassone ka thënë se suksesi në Scudetto është i vështirë por jo i pamundur.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, Fassone theksoi se Milani do të dyfishojë financat e klubit, shkruan “Football-Italia”, raporton syri.net

“Si një njeri i Milanit, duhet të mendoj se mund të fitojmë Scudetton. Si drejtor, nuk duhet të mashtroj me premtime pasi vitin e parë është e vështirë. Racionalisht është pothuajse e pamundur të triumfosh që vitin e parë. Gjithçka mund të ndodhë por ne duhet të përqendrohemi tek objektivi ynë kryesor: Kualifikimi sezonin e ardhshëm në Champions League”, tha fillimisht ai.

-Advertisement-

“Duhet të eliminojmë euforinë dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë. Në katër ditët e para kemi shitur 5 mijë bileta sezonale. Po shtohet interesi dhe marketingu do të shtrihet edhe në Azi. Të ardhurat financiare brenda 5 vitesh do t’i rritim nga 200 milionë euro në 400-500 milionë euro”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera