⚽ Milan-i kinez duket si Milan-i i parë i Berlusconi-t
Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 15 July 2017
Musacchio, Ricardo Rodriguez, Kessie, André Silva, Borini, Calhanoglu, Conti, Bonucci dhe Biglia. Nëntë goditje në merkato, për një revolucion total.
Në më pak se tre muaj, pronarët e rinj kinezë të Milan kanë përmbysur skenarin e zymtë të viteve të fundit dhe kanë fshirë dyshimet që kanë shoqëruar rrugën e gjatë drejt shitjes së klubit kuqezi. Ky është fillimi i një epoke të re.
Në shtatë javë, kuqezinjtë kanë investuar 210 milionë euro. Gjëra të padëgjuara më parë. Në fakt, një merkato e tillë, në Serie A, nuk ishte parë në dhjetëvjeçarin e fundit. Vetëm Juventus, me blerjet e Benatia, Dani Alves, Pjanic, Cuadrado, Higuain dhe Pjaca, vitin e kaluar, ka arritur nivele të tilla, por e ka bërë këtë falë shitjes së Pogba tek United për 105 milionë euro. Ndërsa kinezët e Milan po investojnë pa shitur, edhe pse shitjet e mundshme do të dërgojnë jo më shumë se 30 milionë në arkat e klubit. Gjëra të tilla i ka bërë Chelsea i parë i Abramovich në 2003-in (pothuajse 160 milionë për Glen Johnson, Geremi, Bridge, Duff, Joe Cole, Veron, Mutu, Smertin, Crespo dhe Makelele), PSG në 2012-ën (110 milionë euro për Thiago Silva, van der Wiel, Verratti, Ibrahimovic dhe Lavezzi) ose Manchester City i Guardiola-s (më shumë se 210 milionë euro për Bravo, Stones, Gundogan, Gabriel Jesus, Moreno, Nolito dhe Sané).
Por, nëse kthehemi mbrapa në kohë, një merkato kaq e çmendur është parë nga Milan-i i parë i Berlusconi-t, i aftë të revolucionarizojë balancat e futbollit europian me blerjet e Van Basten dhe Gullit vetëm në verën e 1987-ës. Por kthesa, në të vërtetë, kishte ardhur 12 muaj më parë: atëherë si sot, ndër të tjera, me një “vjedhje” në dëm të Juventus. Në 1986-ën, në fakt, Donadoni ka kaluar nga Atalanta te Milan, pasi kishte arritur një marrëveshje verbale me bardhezinjtë. Një lëvizje kjo që dhe sinjalin se kuqezinjtë mund t’i kundërviheshin dominimit bardhezi të atij dhjetëvjeçari. Mbetet për t’u parë nëse edhe blerja e Bonucci-t do të ketë të njëjtin efekt.
Të tjera
-
“Të morën nga ne në moshën më të mire, na mungon cdo ditë” – Vëllai i Liridona Ademajt me regaim prekës në 1 vjetorin e vrasjes tragjike
Sot janë bërë një vit prej rastit tragjik ku Liridona Ademi u vra pas një pla...
-
Komuna e Prishtinës anulon aktivitetin për përurimin e Parkut të Ulpianës, shkak kushtet atmosferike
Komuna e Prishtinës ka anuluar përurimin e Parkut të Ulpianës, që ishte p...
-
Një vit nga vrạsja e Liridona Ademajt
Sot janë bërë një vit nga vrasja e Liridona Ademajt. Aktakuzë për rastin nuk ...
-
Pamje nga sụlmi ndaj objektit të Komunës së Zveçanit, Peci: Akt i papranueshëm i dhụnës
Të enjten pak para mesnate është sulmuar objekti i komunës së Zveçanit. Nu...
-
Dy persona të lënduar nga aksidenti në Pejë
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit që ka ndodhur m...
-
Sulmohet me granatë objekti i Komunës së Zveçanit
Objekti komunal në Zveçan është sulmuar me granatë mbrëmë pak para mesnatës, ...
-
Rohde: I kam paralajmëruar liderët e Kosovës se ekzistojnë kufizime për fushata zgjedhore në Gjermani
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka theksuar se ua ka bërë të qar...
-
Standard Chartered: Bitcoin arrin 100 mijë dollarë brenda vitit, 200 mijë dollarë në 2025
Analisti Geoff Kendric thotë se kriptomonedha mund të arrijë çmimin 100 mijë ...
-
Lutfiu: Me qenë shqiptar dhe me jetu si i tillë në Serbi është sfidë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka deklaruar...
-
Tërmeti ‘shkund’ Italinë, banorët kalojnë natën jashtë
Një tërmet me magnitudë 4.2 Rihter është regjistruar në orët e para të mëngje...
-
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave në rundin e parë të zgjedhjeve në Rumani
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka urdhëruar rinumërimin e votave të rundit të...
-
PDK sot mban konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Aty do ...