⚽ Masa sigurie për ndeshjen Trepça ’89 – Vikingur
Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 04 July 2017
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë ka përgatitur planin operativ, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për të ofruar siguri dhe rend publik për të gjithë pjesëmarrësit para ndeshjes kualifikuese për Ligën e Kampionëve në mes të Trepçës 89 dhe Vikingurit, që do të zhvillohet sot në orën 18:00 në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Përmes një komunikate për media, policia bënë të ditur se rrjedha e qarkullimit të trafikut rrugor do të kontrollohet dhe drejtohet me udhëzimet e dhëna nga zyrtarët policorë, për të përshtatur një sistem funksional të qarkullimit. Me këtë rast, drejtuesit e automjeteve do të marrin të gjitha instruksionet e duhura nga zyrtarët e Policisë në terren.
“Me qëllim të evitimit të kolonave në trafikun rrugor që shpien tek stadiumi “Adem Jashari”, policia do të aplikojë një sistem të trafikut të orientuar drejt rrugëve alternative që shpien tek parkingjet e siguruara në zonat e tregut të gjelbër dhe në afërsi të stadiumit Riza Lushta. Njoftojmë dhe apelojmë tek të gjithë qytetarët, në veçanti banorët e zonës së Iliridës në Mitrovicë, që të kenë në konsideratë intervalin kohor nga ora 15:00 deri në 21:00, për shkak të fluksit të veturave. Policia kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj, për të mundësuar që secili të vijë dhe të largohet nga ky eveniment sportiv në mënyrë të sigurt”, thuhet në komunikatë.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...