Sport

⚽ Mahrez arrin marrëveshje me gjigantin nga Serie A (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 15 July 2017
Riyad Mahrez ka arritur marrëveshje me skuadrën e Romës, por do të presë për ndonjë ofertë të fundit nga Arsenali, para se të marrë vendimin për të kaluar në Serie A.
Sulmuesi i Leicester Cityt nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’iu bashkuar ndonjë skuadre të madhe, dhe tani është më afër se kurrë.

26 vjeçari ka arritur marrëveshje me italianët e Romës.

Por sipas ‘Goal.com’, algjeriani është duke pritur për të fundit herë Arsenalin nëse do të propozojë ndonjë ofertë të re, nëse jo, ai do të kompletojë transferimin te Roma.

Mahrez ishte lojtari kyç në suksesin e Leicester Cityt në vitin 2016, ku fituan titullin e Premierligës./Lajmi.net/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera