Sport

⚽ Ky do të jetë formacioni i Milanit kundër Lugano – FOTO

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 11 July 2017

Më në fund në fushë. Ka shumë pritshmëri nga tifozët e Milan-it në debutimin sezonal të skuadrës së Montella-s, e cila sot në mbrëmje do të jetë e impenjuar në miqësoren ndaj Lugano-s në orën 19:00. Ndeshja e cila do të transmetohet edhe në Facebook do t’i shërbejë teknikut për të testuar blerjet e shumta të kësaj vere. Duke nisur me Calhanoglu.

Sipas informacioneve të fundit pritet që Montella të konfirmojë 4-3-3 e sezonit të kaluar, por do të hedhë në fushë nga fillimi Musacchio, Rodriguez, Kessiè, Calhanoglu e ndoshta edhe Borini-n.

Por risia mund të jetë pikërisht pozicioni i Calhanoglu, i cili në të kundërt të hipotezave të deritanishme, duhet të luajë në treshen e mesfushës pas tridhëmbëshit të sulmit Bonaventura-Bacca-Borini.

-Advertisement-

PS Milan Lugano

Një sinjal i qartë që Montella mendon t’i dorëzojë lojtarit turk çelësat e lojës së Milan-it, ashtu si zgjedhja për t’i dhënë fanelën me numrin 10 që mbeti e lirë pas largimit të Honda-s.

Por ai që do të zbresë në Lugano nuk do të jetë sigurisht Milan-i i vërtetë. duke qënë se te kuqezinjtë pritet të mbërrijnë dhurata të tjera nga merkato. Veç të tjerash do të mungojnë Donnarumma, Calabria, Locatelli, Andrè Silva (të gjithë ende me pushime) përveç Suso-s dhe Romagnoli-t, të dy të dëmtuar.

Ndërkohë në mbrojtje mund të rishfaqet më në fund Abate, i cili pas problemit të rëndë në sy  që pësoi gjatë ndeshjes kundër Sassuolo-s pak muaj më parë,  pritet të luajë me një maskë mbrojtëse “alla Davids”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera