Sport

⚽ Ky person është faktori kryesor për qëndrimin e Cristianos tek Reali

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 15 July 2017

Shumë është thënë këtë verë për vazhdimin ose jo të Cristiano Ronaldos në Real Madrid, por tek klubi Madrilen asnjë nuk beson në largimin e portugezit dhe arsyeja kryesore e qëndrimit të tij është Zidane.

Një rol të rëndësishëm në situatën e Cristianos pas këtyre thashethemeve e ka luajtur Zinedine Zidane. Francezi ka një marrëdhënie të mirë me portugezin, duke i lejuar lojtarit që të rikthehet përsëri në ekip, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Në pak më shumë se një vit e gjysmë që francezi është në stolin e Real Madridit, është bërë e qartë se askush nuk e ka njohur më mirë Ronaldon sesa trajneri francez.

-Advertisement-

Zidane ka qenë ai që e ka bërë Cristiano të pranojë rotacione si pjesa tjetër e skuadrës.

Kështu, francezi arriti të marrë versionin më të mirë të Cristianos në fazen e fundit të sezonit, version të cilin e ka parë edhe vetë-lojtari.

Pas pushimeve drejtuesit Madrilen dhe Cristiano do të mbyllin thashethemet për largimin e këtij të fundit nga Reali.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera