Sport

⚽ Juve ofron 20 milionë euro për yllin e ri spanjoll, por ai preferon Realin

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 04 July 2017

Sipas mediumit spanjoll Radio Sevilla, Juventusi ka ofruar 20 milionë euro për yllin e ri të Real Betisit, Dani Ceballos, por ai thuhet se preferon Real Madridin.

Mesfushori i talentuar spanjoll fitoi zemrat e shumë skuadrave me performancat e tij për Spanjën në kampionatin evropian nën 21 vjeç, ku edhe triumfuan në fund.

Megjithëse ai ka një klauzolë lirimi prej 15 milionë euro në kontratën e tij, Real Madridi raportohet se tashmë ka ofruar më shumë se 20 milionë euro.

-Advertisement-

Juve me sa duket kanë bërë të njëjtën gjë, duke ofruar shifrën e njëjtë, por duhet marrë parasysh edhe pesë milionë euro shtesë si komisione për agjentin dhe shoqërinë e tij.

Është sugjeruar që Betisi do ta lërë vendimin të merret nga lojtari, në të cilin rast Real Madridi ka të ngjarë të favorizohet nga Ceballos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera