Sport

⚽ Jo vetëm Calhanoglu, Milan të martën nënshkruan me një tjetër lojtar

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 03 July 2017

Tifozët e Milan-it nuk mund t’i besojnë syve të tyre. Kuqezinjtë tashmë kanë përfunduar gjashtë afrime në këtë merkato vere (Musacchio, Kessié, Ricardo Rodriguez, Andre Silva, Fabio Borini dhe Calhanoglu) ndërsa Andrea Conti do të jetë lojtari i ardhshëm që do t’u bashkohet Djajve në “San Siro”. Mesfushori i kombëtares turke ka mbërritur në Milano dhe do të kryej testet mjekësore.

“Dëshiroj të falenderoj Bayer Leverkusen, drejtorët dhe tifozët për tre vite fantastike, tani po pres një sfidë të re. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”, tha Hakan Calhanoglu.

Pasi arriti në selinë e klubit, ai tha se ishte shumë i lumtur që iu bashkua Milan-it. 23-vjeçari humbi katër muajt e fundit të sezonit të kaluar për shkak të pezullimit të FIFA-s.

-Advertisement-

Image result for conti 2017

Ndërkohë kuqezinjtë kanë arritur pothuajse një marrëveshje me Atalanta-n, ndërsa lojtari ka pranuar kushtet personale me gjigandët e Serie A. Conti është mbrojtësi me më shumë gola në Europë në fushatën 2016/17 (8) dhe AC Milan janë të vendosur të përfundojnë nënshkrimin e tij për një tarifë që tejkalon 20 milionë euro me bonues. Sipas raporteve në Itali, Conti do t’i kalojë testet mjekësor javën e ardhshme, ndoshta të martën. Montella e ka kërkuar me ngulm 23-vjeçarin, i cili gjithashtu kishte vendosur t’i bashkohet Milan-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera