Sport

⚽ Formacioni i frikshëm i Milanit për sezonin 2017/18 (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 16 July 2017

“Duam edhe një sulmues”, këto janë fjalët e drejtorëve të Milanit, që janë duke bërë revolucion.

Deri më tani Milani ka transferuar 10 lojtarë, por nuk duan të nisin sezonin edhe pa një tjetër sulmues.

Alvaro Morata e Pierre-Emerick Aubameyang janë dy emrat që po qarkullojnë në mediat italiane.

Me transferimin e njërit prej tyre, që raportohet se mund të jetë sulmuesi i Borussia Dortmund dhe tashmë me kompletimin e blerjeve të Leonardo Bonuccit e Lucas Biglias, Milan me të vërtetë do të krijojë skuadër të fuqishme.

-Advertisement-

“Sport Mediaset” ka publikuar formacionin e mundshëm të Milanit për sezonin e ardhshëm, që duket i frikshëm.

Montella do të tentojë të luajë me skemën 3-5-2 sezonin 2017/18 me synimin për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera