Sport

⚽ Dikur i sëmurë e pa shpresë, tani lojtari me i mirë në botë! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 12 July 2017

Ai kishte lindur në një familje të klasës së mesme në Argjentinë, duke u rritur në një familje që e do futbollin.

Ai zhvilloi një pasion për këtë sport qysh në moshë të re.

Në moshën 5 vjeçare ai tregoi talent të vërtetë në një klub futbolli lokal, menaxhuar nga babai i tij, por ishte e çuditshme të shihje se ai ishte shumë më i shkurtër se të gjithë djemtë e moshës së tij.

-Advertisement-

“Kurdo që dilja në fushë, apo kur shkoja në shkollë, gjithmonë isha më i vogli nga të gjithë”

Në moshën 11 vjeçare ai ishte diagnostikuar me mungesë hormonesh për rritje, dhe i nevojitej ndihma mjekësore.

“Çdo natë më duhet të ngulisja një gjilpërë në këmbën time, për 3 vjet të tëra”

Fatkeqësisht familja e tij nuk mund të përballonte koston e trajtimit për një kohë të gjatë, dhe edhe pse ishte një aset shumë i rëndësishëm për klubin e tij të futbollit, ata prapë refuzonin të paguanin faturat e tij, shkruan rtv21.tv

Por pastaj jeta e tij morri një kthesë të mrekullueshme. Në moshën 13 vjeçare ai mori një ofertë nga Barcelona, se ata do të paguanin për trajtimin e tij nëse ai do të pranonte të luante për ta.

Familja e tij u shpërngul në Spanjë pa para e pa punë, e gjitha me shpresën se tretmani do ta ndihmonte një fëmijë me ëndrra të rritej mjaft sa për të luajtur futboll.

Në moshën 17 vjeçare ai u bë futbollisti më i ri në historinë e Barcelonës që shënon gol për ta, dhe shpejt u bë një yll për klub e kombëtare, duke u bërë futbollisti më i rëndësishëm në çdo ndeshje që luante.

Sot Lionel Messi njihet si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, duke fituar më së shumti Topa të Artë në histori (5).

Histori e Messi-t na mëson neve se siç ka thënë edhe vet superylli “Kurrë nuk duhet ta humbim shpresën sepse nuk e dimë se çfarë na sjell e nesërmja”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera