Sport

⚽ Barcelona – Neymar, ky është lajmi i fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 17 July 2017

Neymari nuk do të largohet nga “Camp Nou”, kështu thotë Fernandez.

Sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez, nuk pret që Neymar ta lërë klubin dhe insiston që nuk ka pasur oferta për brazilianin, përcjell Gazeta Express.

Neymar nënshkroi kontratën e re pesë vjeçare në qershor të vitit të kaluar duke i vendosur klauzolë prej 200 milionë euro, e cila në vitin 2018 do të shkojë në 222 milionë euro, kurse në verën e vitit 2019 250 milionë.

-Advertisement-

25 vjeçari ka kohë që lidhet me një largim nga Camp Nou, Manchester United, Manchester City dhe Paris Saint Germain ka kohë që monitorojnë lojtarin.

Kur u pyet se a mund të largohet Neymar nga Barcelona, Fernandez u përgjigj: “Nuk mendoj se kjo do të ndodhë”.

“Nuk është qëllimi jonë t’i humbim lojtarët, lojtarët e mirë. Do të tentojmë të përmirësojmë skuadrën që kemi”, shtoi ai.

“Nuk kemi pranuar asnjë ofertë për ndonjë lojtar të skuadrës sonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera