Sport

⚽ Alves tregon arsyen e transferimit në PSG, zhgënjen Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 12 July 2017

Dani Alves është shprehur shumë i lumtur për transferimin e tij në PSG
Mbrojtësi Brazilian, Dani Alves edhe zyrtarisht është futbollist i skuadrës franceze, PSG. Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe do të përfitojë nga 12 milionë euro në sezon.

Braziliani përveç arsyeve për të fituar trofe, ai tha se në PSG është transferuar për të luajtur me Marco Verrattin, të cilin e porositi që të mos largohet.

Për italianin interesohet ish skuadra e tij Barcelona, por Alves shpreson se ai do t’i ndihmojë sidomos në Ligën e Kampionëve.

-Advertisement-

“Kam ardhur këtu të luajë me Marco Verrattin, ky është mesazhi që dua ta merr. Shpresoj se do të na ndihmojë ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, tha Alves gjatë konferencës për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera