Sport

⚽️Nëse Reali shpallet kampion në La Liga, ja sa milionë euro do t’i fitojë Malaga (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 18 May 2017

Malaga do të fitojë plotë 1 milionë euro në rast se Reali shpallet kampion në La Liga.

Madrilenët janë shumë afër titullit të La Ligas, pas fitores në udhëtim te Celta Vigo, kurse tani i nevojitet vetëm një pikë në xhiron e fundit për ta ngritur trofeun, shkruan Gazeta Blic.

Ekipi i Zidane në xhiron e fundit do të luajë në udhëtim te Malaga, ku do t’i mjaftonte së paku një barazim për të fituar ligën e parë pas 5 vjetësh.

-Advertisement-

Në rast se Los Blancos shpallen kampion këtë të dielë, Malaga poashtu do t’i bashkohet festës, pasi nga suksesi i madrilenëve do të fitonte plotë 1 milionë euro.

E gjitha kjo si pjesë e marrëveshjes pas transferimit të Iscos në ‘Santiago Bernabeu’, në vitin 2013.

Malaga shiti Iscon te Reali në vitin 2013 për 27 milionë euro, dhe sipas raporteve në Spanjë, kjo marrëveshje përfshin shumën e 1 milionë eurove në rast se mesfushori fiton La Ligan me klubin e tij të ri në pesë sezonet e para.

Reali ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve që prej kur Isco iu bashkua klubit, por asnjëherë titullin e La Ligas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera