Sport

⚽️Ndryshon gjithçka, Interi merr trajnerin që bëri sensacion në Ligën e Kampionëve (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 16 May 2017

Interi ka vendosur për trajnerin e ri.

Drejtuesit zikaltër kanë filluar negociatat me Monacon për trajnerin e skuadrës, Leonardo Jardim.

Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, Interi është gati të paguajë klauzolën e Monacos, për lirimin e Jardim, përcjellë “Lajmi.net”.

-Advertisement-

Trajneri që bëri mrekullinë me skuadrën e Monacos në Ligën e Kampionëve, duke e kualifikuar atë në finale, fiton 5 milionë euro në sezon.

Interi është fokusuar në Jardim, pasi që ardhja e Antonio Contes apo Diego Simeones, duket e pamundur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera