Sport

⚽️Morata largohet nga Reali, por jo në Premierligë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 18 May 2017

Një tjetër klub ka shprehur interesim në Alvaro Moratan.

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, duket se i ka ditët e numëruara në Santiago Bernabeu, raportojnë mediat në Itali, përcjellë Gazeta Blic

Tani në garë për të është futur edhe gjiganti italian Milan, i cili thuhet se do të rivalizojë klubet angleze për shërbimet e tij.

-Advertisement-

Ish-sulmuesi i Juventusit u rikthye te madrilenët verën e kaluar, por nuk ka arritur të depërtojë në 11-shen e parë të Zidane.

Sipas ‘Tuttosport’, Morata do të largohet në verë, por tani është Milani klubi i cili e ka bërë atë prioritet të verës.

Rosonerët do të kenë konkurrencë të vështirë, pasi në luftë për të janë futur dy rivalët e Premierligës, Manchester United dhe Chelsea.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera