Sport

⚽️“Luftë” e madhe te juniorët, ja kush kryeson tri javë para fundit

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 15 May 2017

Për dallim nga Vala Superliga kur kampioni u përcaktua tri xhiro para fundit të kampionatit, në kategorinë e juniorëve asgjë nuk ka përfunduar.

Prishtina dhe Flamurtari janë duke “luftuar” me të gjitha forcat për kurorën e më të mirit.

Tri xhiro para fundit, Prishtina ia ka rrëmbyer pozitën e parë Flamurtarit.

-Advertisement-

‘Kuqezinjtë’ janë mposhtur 2:1 në shtëpi nga 2 Korriku, derisa Prishtina ka mundur Lirinë 2:1 në Prizren, shkruan Gazetasheshi.com.

Aktualisht, Prishtina ka 57 pikë në vendin e parë, kurse Flamurtari në të dytin me një më pak. I treti është Feronikeli me 51 pikë.

Kujtojmë se Prishtina dhe Flamurtari do të ndeshen në xhiron e fundit në Obiliq dhe me gjasë kjo sfidë do të vendos për titullin e kampionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera