Sport

⚽️Lajm i madh për tifozët e Milanit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 18 May 2017

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie, do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me 7 herë kampionët e Europës.

Milani i ri merr formë dhe nis nga mesfusha. Franck Kessie do të luajë për kuqezinjtë sezonin e ardhshëm, ndërsa Atalantës do t’i shkojnë 28 milionë euro.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me 7 herë kampionët e Europës dhe do të paguhet 2.5 milionë euro në sezon.

-Advertisement-

Futbollisti 21-vjeçar, protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm në Serinë A, kishte zgjedhur prej kohësh Milanin. Tashmë, është arritur edhe marrëveshja mes dy klubeve. Milani mposhti konkurrencën e Romës për Kessie, që kishte ofruar të njëjtën shifër, por me një mënyrë pagese që nuk i leverdiste Atalantës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera