Sport

⚽️Ja çfarë rekordi negativ e bashkon Manajn dhe sulmuesin kampion bote

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 29 May 2017

Rei Manaj është protagonist i një rekordi thuajse unik në llojin e tij për sezonin e fundit. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare është aktivizuar me dy skuadra në dy kategori të ndryshme në sezonin aktual dhe të dyja e kanë mbyllur edicionin duke rënë nga kategoria.

Sulmuesi u huazua në pjesën e parë të sezonit nga Interi te Peskara dhe ndonëse fillimisht dha sinjale të mira te ky klub, përfundoi më pas në stol pas zënkës me trajnerin Odo. Ai u largua në janar nga klubi i Serisë A i cili nuk arriti të mbijetonte në elitën e futbollit italian, duke e mbyllur kampionatin në vendin e fundit.

Manaj ndërkohë u huazua te Piza në Serinë B, ku pati thuajse të njëjtin rrugëtim, me rolin e titullarit në ndeshjet e para për t’u kthyer në lojtar stoli në vazhdimin e sezonit, përfshirë edhe një përplasje me trajnerin Gatuzo. Edhe Piza mbylli sezonin me një dështim, duke e finalizuar atë me rënien në Lega Pro.

-Advertisement-

Të njëjtin fat me Manajn në këtë sezon ka pasur edhe sulmuesi Alberto Xhilardino, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e klubeve më të njohura në Serinë A dhe u shpall Kampion Bote me Italinë në vitin 2006. Xhilardino kaloi pjesën e parë të sezonit te Empoli, ndërsa të dytën te Peskara. Të dy klubet ranë në Serinë B në mbyllje të edicionit aktual.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera