Sport

⚽️Ferenikeli përfundon në ‘listën e zezë’ të FFK-së

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 16 May 2017

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj Feronikelit për shkak të lëshimeve në organizim për ndeshjen ndaj Prishtinës.

“Ndaj KF ‘Feronikeli’ (motivi-lëshim në organizimin e ndeshjes ku pas përfundimit të ndeshjes disa shikues vendas kanë hedhur gjësende në drejtim të bankinës së KF ‘Prishtina’, ku edhe është goditur me një shkrepëz në kokë lojtari mysafire Agon Xhaka) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Procedurë është hapur edhe për mbrojtësin e Besës, Fisnik Papuçin, i ndëshkuar me karton të kuq në duelin me Drenicën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera