Sport

⚽️Drita në barazh? Ky ishte gabimi i pafalshëm

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 29 May 2017

Hajvalia sot e përfundon një edicion katastrofal që si rrjedhoi e kësaj do të përfundojë në Ligën e Parë.

Skuadra nga paralagja e Prishtinës është e fundit në renditje me vetëm shtatë pikë dhe ka kohë që është ç’regjistruar nga elita.

Ekipi i trajnerit Emin Bajrami në 32 ndeshje ka realizuar vetëm një fitore, derisa ka katër barazime.

-Advertisement-

Ndërkohë, skuadra e vetme që iu nënshtrua Hajvalisë ishte Drita. Gjilanasit ishin mposhtur në shtëpi me rezultat minimal, 1:0, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndryshe, me tri pikë ndaj Hajvalisë, Drita sot do të ishte larg zonës së barazhit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera