Sport

⚽️Bastisje dhe arrestime për mashtrime tatimore në futboll

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 26 April 2017

Dogana e Britanisë së Madhe i ka arrestuar disa persona dhe i ka bastisur një numër lokacionesh në Angli dhe Francë në kuadër të një hetimi për mashtrime tatimore në futboll.

Autoritetet britanike e kanë konfirmuar se disa persona janë arrestuar dhe një numër pronash janë bastisur si pjesë e hetimit ndaj dyshimeve për mashtrime tatimore në futboll, transmeton Express.

Regjistrime financiare dhe biznesore janë konfiskuar, bashkë me disa kompjuter dhe telefona mobil.

-Advertisement-

“Dogana i ka arrestuar disa burra që punojnë brenda industrisë së futbollit profesional nën dyshimet për mashtrime në të ardhura tatimore dhe sigurim nacional,” ka thënë Dogana në një komunikatë.

“Ky hetim kriminal dërgon një mesazh të qartë se, kushdo që je, nëse bën mashtrime tatimore, atëherë do të përballesh me pasojat,” thuhet me tutje në komunikatën e Doganës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera