Sport

⚽️ Zyrtare: Gattuso trajner te Milani

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 26 May 2017

Shkrimet e një dite më herët për marrëveshjen ndërmjet zyrtarëve të Milanit dhe Genaro Gattuso tashmë është zyrtarizuar, shkruan “Korneri.net”.
Gattuso edicionin e fundit ishte trajner te Pisa, kurse te Milan do të jetë trajner te ekipi i shpresave të klubit.

Menjëherë pas zyrtarizimit, “Pitbulli” është shprehur i lumtur për rikthimin te klubi i zemrës, duke theksuar se do të punojë shumë në mënyrë qe ekipi i të rinjëve të shërbejë me talentë ekipin e parë që drejtohet nga Vincenzo Montella.

Ndër të tjera ai foli edhe për portierit Gigi Donnarumma të cilin e sheh si projektuesin e Milanos së ri dhe sukseseve që ky klub do të ketë viteve të ardhshme, ndërsa u ndal pak edhe për përforcimet që Milan po i realizon dhe do t’i realizojë në vazhdim, kurse kryesori ishte shumë i përfoluri Alvaro Morata, për të cilin Gattuso mendon se do të ishte ideal në sistemin e lojës së rosonerëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera