Sport

⚽️ Zyrtare: De Biasi konfirmon largimin

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 13 June 2017

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi foli në konferencë për shtyp, në ambientet e FSHF, nga ku konfirmoi që në përfundim të këtyre eliminatoreve do të largohet nga drejtimi i Shqipërisë.

“Historia ime me Shqipërinë mund të kishte përfunduar, nëse do të humbisnim me Izraelin. Në fund të këtyre eliminatoreve do të largohem. Cdo histori e ka një fund. Shqipëria mbetet një skuadër ku do të ketë fare pak për të korrigjuar.”

“Pati më shumë bindje dhe një sjelle ndryshe nga ajo me Luksemburgun. Kemi zhvilluar ndeshje të mirë me Italinë, por duke dashur të jemi të barabartë me Spanjën dhe Italinë kemi humbur nga cilësia jonë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera