Sport

⚽️ Ylli i PSG-së ia dhuron Neymarit numrin e tij të fanellës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 03 August 2017

Javier Pastore ka vendosur të heq dorë nga fanella me numër 10, për t’ia lënë brazilianit Neymar.

Mesfushori argjentinas, Javier Pastore ka thënë se është i gatshëm të liroi fanellën me numër 10, vetëm e vetëm që Neymar të ndjehet mirë në PSG.

Ai tha se do t’i jap atij gjithë mbështetjen, në mënyrë që së bashku të fitojnë Ligën e Kampionëve.

“Dua të ia ofrojë fanellën time Neymarit si akt i mirëpritjes. Dua që ai të ndjehet rehat dhe i lumtur që nga dita e parë”, tha Pastore për Cadena Ser.

-Advertisement-

“Dua t’i jap atij të gjithë mbështetjen që i duhet, në mënyrë që ne të fitojmë Ligën e Kampionëve. Dua ta pres me një simbolikë të vogël”.

Pavarërsisht se Neymar ka kërkuar largimin, La Liga ka refuzuar 222 milionë euro, për prishjen e kontratës me Barcelonën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera