Sport

⚽️ Vetëm tre lojtarë të Realit i kanë shënuar Buffonit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 01 June 2017

Juventus dhe Real Madrid do të takohen këtë të shtunë në finale të Ligës së Kampionëve.

Një nga temat më të përmendura para finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit, është mbrojtja e fortë e skuadrës italiane dhe portieri Gianluigi Buffon.

Ky i fundit po konsiderohet së bashku e Cristiano Roandlo si favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë, pasi ka pranuar vetëm 3 gola në 12 ndeshje.

Ky pritet të jetë edhe problemi kryesor i Realit, nga e cila skuadër vetëm tre lojtarë i kanë shënuar Buffonit.

-Advertisement-

Lojtarët që i kanë shënuar janë Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Toni Kroos.

Portugezi i ka shënuar pesë gola Buffonit me fanellën e Realit, Gareth Bale ka shënuar një gol po ashtu me Realin, ndërsa Toni Kroos ka shënuar me fanellën e Gjermanisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera