Sport

⚽️ Trepça ’89 pëson humbje nga skuadra kroate, i realizon futbollisti i kombëtares shqiptare (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 17 June 2017

Trepça 89′ e ka humbur sfidën e dytë miqësore në kuadër të përgatitjeve parasezonale që po i bën në Slloveni.

“Minatorët” u mposhtën minimalisht nga skuadra kroate NK Osijek, derisa realizator i vetëm i golit ishte futbollisti shqiptar Eros Grezda, raporton Gazetasheshi.com.

Grezda realizoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 66-të.

-Advertisement-

Ditë më parë, skuadra e Zekiria Ramadanit, luajti miqësoren e parë në Slloveni me Ruzomberokun e Slovakisë.

Rezultati ishte 1:1, edhe pse ai ishte në plan të dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera