Sport

⚽️ Ronaldo tregon fituesin e finales së madhe

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 11 May 2017

Cristiano Ronaldo thotë se finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit do të jetë me shanse 50-50.

Skuadra Los Blancos rezervuan vendin e tyre në përballjen e Cardiffit së bashku me Zonën e Vjetër duke mposhtur rivalët e Atletico Madrid me rezultat përfundimtar 4-2.

Duke folur për L’Equipe, portugezi pranoi se skuadra e tij nuk e ka të lehtë në finale, edhe pse ka besim që klubi nga Bernabeu do ta fitoj një kurorë të tretë evropiane në katër vjet.

-Advertisement-

“Finalja nuk ka qenë kurrë e lehtë për ne”, ka thënë fillimisht Ronaldo për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.

“Ne duhet të luftojmë deri në fund dhe ekipi është në formë të mirë, finalja është 50-50, kemi një skuadër të shkëlqyer, e tregojmë çdo javë në çdo ndeshje”.

Falë edhe Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo hyn në histori të Ligës së Kampionëve

“Ekipi ynë është shumë i kompletuar dhe tani duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve”.

“Personalisht, jam gjithmonë i gatshëm për ndeshjet kyçe si i gjithë ekipi. Jam përgatitur mirë për fundin e sezonit dhe do të shohim se si do ta dalë”, përfundoi sulmuesi portugez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera