Sport

⚽️ Ronaldo kërcënon Juventusin

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 30 May 2017

Cristiano Ronaldo ka thënë se Real Madrid është skuadër më e mirë se sa Juventus.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo insiston se skuadra e tij është më e mirë se sa Juventus dhe ata duhet ta dëshmojnë këtë të shtunën.

Por, ai po ashtu e pranoi se Juventus ka skuadër të mirë dhe mund t’u shkaktojë probleme.

“Ne duhet të dëshmojmë forcën tonë, ne jemi më i mirë se sa Juventus, por na duhet ta dëshmojmë këtë, sepse edhe ata kanë skuadër shumë të mirë”, tha Ronaldo gjatë një takimi me gazetarë.

-Advertisement-

“Si ta mposhtim Juventusin? Duke shënuar gol dhe duke mos pësuar. Ne jemi në moment shumë të mirë dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Triumfi në La Liga na motivon edhe më shumë vazhdo portugezi.

Krejt në fund Ronaldo foli edhe për formën e tij, ku tha se është shumë më mirë se në sezonet e fundit, për shkak të pushimit që i ka dhënë Zidane.

Finalja e Ligës së Kampionëve në mes të Juventusit dhe Real Madridit do të zhvillohet më 3 qershor në Cardiff të Uellsit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera