Sport

⚽️ Ronaldo jep shembull me veprimin e papritur

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 01 August 2017

Për shkak të angazhimit në Kupën e Konfederatave, Real Madridi i kishte dhënë leje Cristiano Ronaldos të pushonte më gjatë sesa pjesa tjetër e skuadrës.

Rikthimi i tij ishte paraparë për ditën 5 gusht, mirëpo portugezi i është rikthyer ushtrimeve 5 ditë më herët.

Qëllimi i Ronaldos është të përgatitet sa më mirë për Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës, që zhvillohet më 13 gusht.

-Advertisement-

Ronaldos i ishte lejuar të kënaqej me pushime të zgjatura, por me qenë se udhëtoi drejt Madridit për shkak të procesit gjyqësor kundër tij, futbollisti vendoset ti rikthehet menjëherë fushës së gjelbër.

Për momentin ai do të stërvitet i vetëm në qendrën stërvitore të klubit, sepse pjesa tjetër e ekipit gjendet në SHBA, për turne përgatitor.

Pasi u kënaq me familje dhe shokë në brigjet e detit Mesdhe, rikthimi në kryeqytetin e Spanjës ishte i pazakontë për CR7, që ishte i detyruar të paraqitet në gjykatë në dyshimin për fshehje të tatimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera