Sport

⚽️ Reagon Liga e Francës: Nuk e kuptojmë refuzimin e La Ligas, Neymar do të transferohet në PSG (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 03 August 2017

Ka reaguar Liga e Francës, pasi La Liga refuzoi klauzolën e lirimit të Neymarit, duke bllokuar kështu momentalisht transferimin e brazilianit në PSG.

Gjatë ditës së enjte tre përfaqësues të Neymar arritën në zyrat e La Ligas, ku paraqiten një çek prej 222 milionë eurove, për të liruar Neymarin nga Barcelona.

Por, ky çek është refuzuar, sepse klauzola e Neymar velen vetëm për skuadrat e La Ligas, bëri të ditur, Javier Gomez, përfaqësues i Neymari.

Pas kësaj, ka reaguar Liga franceze, që ka kërkuar urgjentisht të zgjidhet kjo çështje dhe të lejojnë lojtarin t’i bashkohet PSG-së në Ligue 1.

-Advertisement-

Komunikata e Ligës së Francës:

“LFP është e befasuar dhe nuk e kupton refuzimin e La Liga të pranojë pagimin e klauzolës së Neymar. LFP kërkon që Laliga t’i përmbahet rregullave të FIFA-s dhe funksionimit të saj”.

“LFP mbështet Paris Saint-Germain dhe duan që Neymar të vijë në Ligue 1. Shërbimet juridike të LFP-së janë në dispozicion për Paris Saint-Germain për ta ndihmuar që kontrata e Neymarit të miratohet menjëherë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera