Sport

⚽️ Raiola tregon të vërtetën: Ja pse Donnarumma nuk rinovoi

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 19 June 2017
Mino Riola ka folur rreth largimit të Gigio Donnarummas nga Milani.
Agjenti ka treguar se pse portieri nuk e vazhdoi kontratën me klubin.

“U krijua një situatë shumë e ndrydhur karshi Xhixhit. Shumë e ashpër. U kërcënua, familja e tij u kërcënua. Ka pasur disa pankarta të cilat klubi nuk i hoqi. Ishte një sjellje pasive nga ana e klubit karshi tij. Nuk ishte një zgjedhje e diktuar nga paratë, kurrë s’jemi futur apo kemi prekur këtë temë. Ka pasur shumë pak kohë për të vendosur”, deklaroi Raiola, përcjellë “Lajmi.net”.

“Kisha kërkuar kohë për të vlerësuar kursin e ri, dikush u shpreh me tone jo të duhura, agresive. Kisha garantuar në sy të drejtuesve se s’do të niseshim kurrë me parametra zero, për të bërë të sigurt pjesën e trashëgimisë ekonomike. Ndoshta gabova edhe unë, por u futëm në një sjellje të gabuar. Nuk kemi pasur dhe s’kemi asnjë klub pas nesh që na ka propozuar diçka apo na ka ushtruar presion. Klubet e mëdha ekzistojnë që kur ishte 14 vjeç. Nëse do të kishte dashur të largohej, do ta kishte bërë 14 vjeç. S’ishte situatë ekonomike, por forme. Nuk mund të pranonim një pasivitet karshi tij.”, shtoi ai.

“Në ndaj Milanit s’kam asgjë, raportet me Fasonen janë të shkëlqyera, por ata bënë zgjedhjet e tyre dhe ne, më 13, vendosëm kështu. Kërkojnë një tjetër portier? Mund të kërkojnë edhe 7. Është një vit i rëndësishëm dhe nëse duhet të bazohemi te cilësia, vitin nuk e humbet. Nëse ka gjëra të tjera, atëherë rrezikon ta humbasë. Nëse mendoj se do të qëndroj një vit në tribunë, atëherë kjo është hakmarrje”, u shpreh Raiola.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera