Sport

⚽️ Problemet me financa, vjen reagimi i ashpër nga Fassone

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 28 July 2017

Pas deklaratës së sotme të presidentit të Romës, James Pallotta, i cili tha se Milani ka marrë para borxh për të bërë merkaton, vjen reagimi i administratorit të klubit kuqezi, Marco Fassone.

Ai ka mbetur i habitur nga sulmi i kreut të klubit roman, duke iu kundëpërgjigjur menjëherë.

“Jam i habitur nga deklaratat e presidentit të Romës. Është diçka jo e zakontë në Itali që një klub të sulmojë me një fjalor të tillë një klub tjetër. Më pas më çuditi preçizioni që përmbante deklarata, duke thënë që pronarët e Milanit nuk kanë para për të blerë klubin në një kohë që të gjithë e dimë se transaksione të këtyre nivele zakonisht bëhen në këtë formë”, theksoi administratori i Milanit.

-Advertisement-

“Shifrat janë totalisht të gabuara. Të gjithë e dinë që fondi për të cilin flet Pallotta është 180 milionë, pjesë e vlerës totale 740 milionë. Pasaktësi nga njëra anë dhe stil nga ana tjetër që lë shumë vend për diskutim”, shtoi Fassone.

Gjithashtu nuk e kuptoj se çfarë do të thotë që Milani do t’i paguajë pasojat e blerjeve të lojtarëve që po bën. Nuk e di nëse është një kërcënim. Ne kemi caktuar një fond prej 50 milionë eurosh për merkaton e kësaj vere dhe jemi ende shumë poshtë arritjes së këtij niveli. Kemi një plan disavjeçar të përgatitur nga njerëz të njohur të bordit. E kemi prezantuar edhe para UEFA-s për të arritur në një marrëveshje. Të gjithë e dinë, është diçka publike, mund t’ia tregoj edhe Pallottës nëse dëshiron. Situata financiare e Milanit është shumë më e mirë se ajo e Romës dhe kjo duket në kuotimin publik të aksioneve në bursë”, u shpreh Fassone.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera