⚽️ Prishtina duhet të ketë shumë kujdes nga ky veprim i fundit i Norrkopingut (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 22 June 2017
Norrkopingu e ka marrë me seriozitet kundërshtarin e Europa Leagues, FC Prishtinën. Edhe pse konsiderohen favoritë, suedezët thonë se i pret një punë e vështirë ndaj një ekipi që nuk e njohin aspak pasi luan për herë të parë në Evropë.
Madje, ata po kërkojnë “spiunë” shqiptarë që të marrin sa më shumë informata për gjigantin e Kosovës. “Zëri” mëson se “spiunë” të suedezëve të shtunën do të jenë në Laç për ta “incizuar” Prishtinën në lojën testuese kundër Partizanit.
IFK Norrkopingu është fokusuar totalisht në ndeshjen e 29 qershorit ndaj FC Prishtinës, e vlefshme për fazën e parë eliminatore të Europa Leagues.
Klubi suedez shihet si favorit në përballjen me klubin më të madh kosovar, por ky fakt nuk e relakson aspak atë.
Madje, suedezët po ia kanë frikën ekipit Bardhekaltër për faktin se nuk e njohin fare, shkruan sot gazeta Zëri.
“Sigurisht, nuk do të jetë një udhëtim apo shëtitje nëpër park. Mendoj se do të jetë një përballje interesante”, thotë trajneri i ekipit suedez, Jens Gustafsson.
Ai shprehet se për ekipin e tij do të jetë një punë e vështirë, por premton se skuadra e tij është duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që të dalë mirë nga dy ballafaqimet me ekipin kosovar.
Sipas tij, fakti se prishtinasit nuk janë duke zhvilluar ndeshje kampionale ia komplikon punët edhe më shumë ekipit të tij, i cili megjithatë është duke luajtur në kampionatin suedez dhe ky është një avantazh për të, pasi lojtarët e kanë vazhdimësinë në këmbët e tyre.
Norrkopingu “spiunon” Prishtinën
Pasi nuk ka njohuri për kundërshtarin e 29 qershorit, Norrkopingu po mendon ta vëzhgojë nga afër FC Prishtinën përmes “spiunëve” të tij.
Gazeta “Zëri” ka mësuar se 2-3 “spiunë” të klubit suedez do ta përcjellin në stadiumin e Laçit ndeshjen miqësore ndërmjet Prishtinës dhe Partizanit për t’u njoftuar më tepër rreth kundërshtarit të tyre të radhës.
Madje, edhe klubi suedez e ka konfirmuar se ka nevojë për “spiunë” që japin informata për Bardhekaltrit.
“Ka shumë njerëz që e kanë ofruar ndihmën e tyre për të na informuar, persona që kanë prejardhje nga Kosova. Mendoj se kemi nevojë për ndihmë sesi të përballemi me ekipin kosovar”, ka shtuar trajneri i Norrkopingut.
Gustafsson: Respekti, i madh për Prishtinën
Edhe pse shihen si favoritë, suedezët kanë respekt për FC Prishtinën dhe kanë kujdes kur flasin, duke mos dhënë premtime të mëdha.
“Hyjmë në këtë ndeshje me besim, por kemi edhe respekt të madh për FC Prishtinën. Na pret përpara një punë mjaft e vështirë. Mendoj se do të jenë dy ndeshje që nuk do të ngjajnë njëra me tjetrën”, shtoi trajneri Gustafsson.
Ai nuk e ka ndërmend të flasë për fazën e dytë apo të tretë, pasi në mendjen e tij është vetëm klubi kosovar.
Ndërkohë, futbollisti Daniel Sjolund thotë se nuk ka informata rreth FC Prishtinës, por mesfushori finlandez shton se suedezët do të mundohen të kryejnë punë qysh në lojën e parë, të cilën do ta zhvillojnë në shtëpi më 29 qershor, kurse ajo e kthimit luhet më 6 korrik në Mitrovicë.
Përforcohet Prishtina
Krahas përgatitjeve për ndeshjen e Europa Leagues me Norrkopingun, FC Prishtina po mendon edhe për përforcime.
Së fundmi, ekipit Bardhekaltër i është bashkuar edhe futbollisti nga Gana, Abdul Bashiru. Ai aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes.
’89-shi synon rrethin e dytë
Njëjtë si për FC Prishtinën, edhe për Trepçën ’89 dalja në Evropë po pritet me kërshëri të madhe.
Mitrovicasit janë ambientuar qe disa ditë në Slloveni, ku po e kryejnë fazën përgatitore para duelit të 27 qershorit me Vikingurin nga Ishujt Faro, i vlefshëm për fazën e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve.
“Xehetarët” janë duke u përgatitur maksimalisht dhe janë optimistë se do ta kalojnë këtë sfidë, duke u kualifikuar në rrethin e dytë të garave në Champions.
Të tjera
-
Pas paralajmërimit të Fahrije Hotit, Peci publikon dokumentin që KB “Krushës” iu refuzua granti në vitin 2019
Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka reaguar pasi Kooperativa Bujqësore “Krush...
-
Raportimet për pezullim të granteve, Pacolli: Nuk do të ndalemi derisa t’i ktheni paret cent më cent!
Raportohet se Minsitra e Bujqësisë, që drejtohet nga ministri Faton Peci,...
-
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mundet ma mirë
Kandidati i Partisë Dremoratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ësht...
-
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin e Sigurisë në Halifax, ka viju...
-
Aksidentohet një kamion në Rixhevë të Klinës
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Rixhevë të Klinës, shkru...
-
E çuditshme: Shoferi vozit në anën e kundërt të rrugës në “Arbëri” të Prishtinës
Një veturë është kapur duke rrezikuar teksa ecte në drejtim të kundërt. Te...
-
“Masi edhe në diskoteka po mbajnë drita pse jo edhe në çifteli”- Njihuni me burrin që punon që nga fëmijëria çiftelinë, do mahniteni si e krijoi atë edhe me drita
Që nga mosha 12 vjeçare, i lindi dëshira e pasioni ndaj çiftelisë, shkruan Ga...
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...