⚽️ Presidenti i ri i Milanit zbulon ‘dënimin’ për Donnarumman
Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 17 June 2017
Pas këtij akti që nuk u finalizua me sukses, ka ardhur edhe një kërcënim i frikshëm, i cili mund të tronditë jo pak karrierën e futbollistit në fjalë. Ndërsa të gjithë zërat e shohin atë me valixhe në dorë drejt Spanjës, e përditshmja “Il Giornale” lëshon bombën, sipas së cilës, presidenti i kuqezinjve, Jonghong Li, mund të vendosë që ta përjashtojë lojtarin nga skuadra për sezonin e ardhshëm, por pa e lënë që të largohet nga Milani, përcjell “Panorama Sport”.
Kjo, në shenjë hakmarrjeje, pasi zemërgjerësia e tij u shty në një mënyrë pak elegante nga menaxheri dhe nga vetë “Xhixho”. Donaruma ka edhe një vit të fundit kontratë me “Djallin” dhe kjo do të thoshte se klubi në verën e ardhshme nuk do të arrinte të fitonte asnjë qindarkë nga largimi i tij, por Jonghong Li, me këtë gjest mendon të tregojë qëllimet e tij serioze dhe dorën e hekurt që i pret të gjithë “kapriçozët” në ekip.
“Kam shpenzuar 800 milionë euro për të blerë Milanin, prandaj nuk besoj se, nëse nuk arrij të fitoj 40 milionë euro prej shitjes së tij do të falimentoj. Për këtë arsye, Donaruma do të kalbet në stol deri në fund të kontratës së tij, meqenëse nuk i është dukur e denjë oferta jonë për të rinovuar kontratën.
Pasi të ngrohë stolin, mund të largohet i qetë verën e ardhshme…”. Me pak fjalë, çështja “Donaruma” pritet të shndërrohet në një luftë nervash në kampin kuqezi…
Të tjera
-
Kuvendi i Shqipërisë hap dyert për qytetarët, për 80-vjetorin e çlirimit të vendit
Kuvendi i Shqipërisë, hapi dyert për qytetarët në kuadër të 80-vjetorit të çl...
-
Krasniqi me vizitë në Nepal, në kuadër të programit për auditim social
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka qëndruar për ...
-
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara të Hagës ka vendosur t’ia vazhdojë pa...
-
Ra 32 metra poshtë rrugës, kjo është 22 vjeçarja që humbi jetën në rrugën Han i Elezit-Kaçanik
Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ...
-
Haradinaj kujton ditën kur triumfoi në Hagë: “Drejtësia vonon, por nuk harron”
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në rrjetin social Facebook ka shkruar se...
-
Kapen tre persona në Pejë dhe Gjakovë, dyshohen për disa vepra
Tre persona janë arrestuar në Pejë dhe Gjakovë nën dyshimet për disa vepr...
-
Investitorët e kriptomonedhave pritshmëri për rritje të madhe gjatë presidencës Trump
Investitorët në kriptomonedha kanë shpresa të mëdha për presidencën e ardhshm...
-
U.d i Kryeprokurorit ankohet se s’iu aprovua buxheti për shtimin e numrit të prokurorëve dhe stafit
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është ankua...
-
Tajvani heq vizat për shtetasit e Kosovës
Zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, ka bërë të ditur se Tajvani ka h...
-
Kryeziu e LVV-së: Secila fytyrë që del për të folë më e pakëndshme për historinë e Kosovës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar pas p...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari
Policia në Ferizaj kërkon bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, v...
-
“Nipi i pushtetit” që nuk foli 50 vite me dajën Besnik Bislimi, ia mësynë edhe Kosst-it
Nipi i famshëm i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimit të cilin ai k...