Sport

⚽️ Përforcimi ri i Prishtinës ka disa fjalë për kundërshtarin në Europa League (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 22 June 2017

Në javën e ardhshme përkatësisht me 29 qershor Prishtina do të ballafaqohet me skuadrën nga Suedia, Norrkoping, ndeshje e vlefshme e rrethit të parë të Europa League.

Prishtina synon të jetë sa më e përgatitur dhe për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në Norrkoping, me synim për të siguruar një rezultat më të favorshëm për takimin e kthimit. Përparim Osmani, përforcim i ri i Prishtinës, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se përgatitjet shkojnë mirë dhe në fakt është përshtatur me ambientin e ri. Qëllimi i Osmanit është që t’i mbushin bateritë për edicionin e ri sidomos në prag të ndeshjes së garave evropiane. Ai është falënderues Prishtinës për pritjen e mirë që i bënë.

“Ka qenë fillimi shumë i mirë, kam filluar të adaptohem mirë. Andaj, këtë gjë e kanë bërë shumë të lehtë edhe bashkëlojtarët dhe përgjithësi FC Prishtinës i jam falënderues”, ka thënë Osmani. Mbrojtësi me bashkëlojtarë e tij përgatiten me intensitet të shtuar dhe njëkohësisht janë me mendje për sfidën me Norrkoping-un.

-Advertisement-

Sa i përket ndeshjes me Norrkopingun Osmani deklaroi se bardh e kaltërit nuk do të futen të dorëzuar, duke kërkuar që të marrin më të mirën e mundshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera