Sport

⚽️ Nisin telashe te Milani: Dy përforcimet e mëdha në ‘luftë’, arsyeja banale! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 20 July 2017

Leonardo Bonucci ka shkaktuar problemin e parë që prej arritjes në Milan.

Drejtuesit e Milanit kanë pas një problem të pazakontë, për shkak të fanellës me numrin 19, të cilin e mbante Franck Kessie.

Lojtari pas transferimit nga Atalanta u prezantua me këtë fanellë dhe luajti në ndeshjen e parë ndaj Luganos.

-Advertisement-

Por, pas transferimit të Leonardo Bunuccit nga Juventus, gjërat u komplikuan, pasi lojtari gjithnjë ka mbajtur këtë numër.

Në ndeshjen e fundit ndaj Dortmundit, Milan ia kishte ndërruar numrin e fanellës Kessie, duke ia dhënë numrin 14, por që nuk është pranuar nga lojtari. Më pas kanë reaguar duke ia dhënë numrin 19.

Por, drejtuesit e Milanit tashmë kanë arritur ta bindin Kessie, duke ia marrë numrin 19 dhe duke ia dhënë Bonuccit, shkruan Calciomercato.

Mbetet të shihet nëse kjo do të ketë ndonjë ndikim në marrëdhënien e dy futbollistëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera