Sport

⚽️ Montella ka një lajm fantastik për tifozët e Milan

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 24 July 2017

“Kjo është një verë endrrash për mua por e bukura është se ende nuk ka përfunduar asgjë”.

Me këtë fjali Vicenzo Montella i bën një analizë momentit aspak normal të Milanit që brenda pak javësh është rikthyer i madh, të paktën në letër edhe pse askush në Itali dhe Europë nuk e priste që drejtuesit e rinj të klubit të ishin kaq agresivë në merkato. Timonieri i stolit flet për herë të parë në lidhje me afrimet e rëndësishme.

“Klubi po bën diçka shumë të rëndësishme. Kjo është një skuadër që do t’i rezistojë kohës dhe nuk do të zhvlerësohet. Më pëlqen që të jem unë njeriu që do të drejtojë gjithë këtë sipërmarrje për ta kthyer MIlanin mes 5 klubeve më të mëdha të planetit brenda vitit 2022 ashtu siç e tha edhe Fassone”.

-Advertisement-

Në vijim të intervistës ai e pranon se tashmë fokusi është te afrimi i një qëndërsulmuesi me peshë dhe më pas te një sulmues krahu dhe një mesfushor krahu.

“Janë të nevojshëm për skuadrën por gjithsesi tani nuk jemi më të nxituar si disa javë më parë. Nëse synon të afrohesh sa më shumë me Napolin që luan një futboll shumë të bukur, duhet të bësh një merkato agresive. Është shpejt për të thënë nëse e kemi ngushtuar diferencën me Napolin dhe Romën por nuk duhet të fshihemi”.

Në fund një koment edhe për goditjen e madhe të merkatos, Leonardo Bonucci.

“Isha i bindur se do ta transferonim sepse u besoja njerëzve që ma thoshin një gjë të tillë. I dërgoja Mirabellit të paktën 10 sms në ditë me vetëm tre fjalë, mirëdita, mirëmbrëma drejtor: Bonucci. Do të jetë një shembull shumë i mirë për të rinjtë dhe një lojtar lider në skuadër”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera