Sport

⚽️ LIVE: Llapi – Besa, ky është rezultati nga pjesa e parë

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 31 May 2017

Llapi – Besa, finalja e DigitAlb Kupës së Kosovës.

Mbyllet pjesa e parë Llapi – Besa 0-1

41′ Xhevdet Shabani detyrohet të lëshojë fushën e lojës pas një lëndimi në krahëror. Vendin e tij e zë Florent Qorraj.
38′ Daku tenton ta parabolojë Beqirin, por i pafat!
29′ Goool. Diar Miftaraj realizon nga pika e bardhë.
28′ Penalti për Besën. Idrizi ndërhynë në mënyrë të palejuar ndaj Eminit.
25′ Xhevdet Shabani humbet një rast të artë për shënim, derisa përfiton nga një gabim i Sinanit, por për të gjuajtur vetëm mbi portë.
18′ Rasti ideal për skuadrën llapjane që fillimisht rrezikon me Idrizin dhe pastaj Berbatovcin, por në dy rastet Beqiri shpëton portën e tij.
12′ Emini provon goditjen nga distanca, por pret Avdyli.
04′ Berbatovci shpërdoron një rast fantastik për shënim, derisa i vetëm me Beqirin gjuan drejt në duart e tij.
01′ Namani ambicioz provon goditjen nga gjysma e fushës, por pranë portës.
-Starton ndeshja!

-Advertisement-

Formacionet zyrtare:

Llapi (4-2-3-1): Avdyli, Idrizi, Jashari, Sinani, Kadriu, Naman, E.Zeqiri, Karabegu, Berbatovci, V.Zeqiri, Daku. Kryetrajner: Tahir Batatina.

Besa (4-2-3-1): Beqiri, Papuqi, Turku, Prekazi, Osmani, Emini, Elshani, Miftaraj, Dabiqaj, Shabani, Karahoda. Kryetrajner: Astrit Imami.

Gjyqtarë: Genc Nuza, Bujar Selimaj Fatlum Berisha, Besfort Kasumi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera