Sport

⚽️ Liridon Latifi transferohet te skuadra e njohur

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 01 May 2017

Liridon Latifi mund të ndjekë shumë shpejt hapat e Peter Olainkas dhe të transferohet në kampionatin belg te skuadra e Gent.

Lajmi i publikuar pak ditë më parë në “Panorama Sport” gjen konfirmim te udhëtimi drejt Belgjikës i një delegacioni të klubit korçar për të finalizuar këtë marrëveshje.

Sipas “SuperSport”, drejtori sportiv i Skënderbeut, Haris Fakiç, si dhe menaxheri i përgjithshëm i klubit, Gerhard Takaj, kanë udhëtuar sot drejt Brukselit. Ata kanë planifikuar për nesër një takim me zyrtarë të Gent për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm të mesfushorit i cili së fundmi është bërë edhe pjesë e grupit të përfaqësueses shqiptare.

-Advertisement-

Klubi shqiptar kërkon 1,2 milionë euro për kartonin e Latifit, por negociatat konkrete për të do të zhvillohen nesër dhe si pjesë e marrëveshjes mund të jetë edhe një përqindje e shifrës së kartonit të lojtarit në transferimin e radhës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera