Sport

⚽️ “Legjendat” ultimatum kryesisë: Keni 24 orë për ta larguar këtë futbollist (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 02 June 2017

Grupi i tifozëve të Llapit, “Legjendat” nuk e duan më në skuadër Berat Hysenin. Tifozët llapjanë janë të bindur se ky futbollist e ka shitur ndeshjen finale të kupës ndaj Besës.

“Legjendat” janë të bindur se Hyseni ka pranuar para nga Prishtina për të lëshuar ndeshjen.

“Ai nuk tregoi asgjë në fushë gjatë tërë ndeshjes. Për më shumë mënyra se si e goditi penalltinë ishte shumë e dyshimtë. Berat Hyseni ka lidhje të afërta në çdo aspekt me Prishtinën. I kemi dhënë kryesisë së skuadrës 24 orë afat për tu larguar ai futbollist, në të kundërten do të marrim masa” ka thënë një nga anëtarët e “Legjendave”, shkruan Indeksonline.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera