Sport

⚽️ Kush e ka radhën…

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 12 June 2017

Milan kthehet protagonist i fuqishëm në futbollin evropian. Kthimi i investimeve nga pronarët e rinjë kinezë ka bërë që sërish dhe si gjithmonë lojtarët anë e mbanë botës të ëndërrojnë të veshin fanellën kuq e zi, dhe nuk do të ketë më të tillë që do ta refuzojnë klubin e famshëm itaian.

Katër përforcime tashmë janë realizuar, Musacchio, Kessie, Rodriguez dhe Silva, por nuk do të jenë të fundit pasi radhën e kanë të tjerët, shkruan Korneri.net.

Në listën e Milanos janë edhe Biglia dhe Keita nga Lazio, derisa i pari është shumë afër nënshkrimit. Pastaj alternativë është anëtari i PSG, Krychowiak në emsfushë, derisa në sulm janë edhe emrat e Forsberg nga Leipzig dhe Kalinic nga Fiorentina, derisa në mbrojtje emri më i nxehtë dhe shumë i mundshëm “punë e kryer” është Conti i Atalanta.

-Advertisement-

Por, sipas lajmeve të fundit agjenti i Krychowiak ishte takuar në Casa Milan me dyshën e famshme tani Mirabelli-Fassone, si dhe agjenti i Javier Pastore që është befasi i minutave të fundit.
Këto bisedime zgjatën për rreth një orë dhe pritet që kontaktet e tyre do të vazhdojnë ditëve të ardhshme për të prit lajme të reja nga këto takime.

Një është e sigurtë, ky Milan nuk e ka ndërmend të ndalet…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera