Sport

⚽️ Kukeli gëzon Shqipërinë para ndeshjes me Izraelin

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 06 June 2017
Burim Kukeli ka folur për ndeshjen me Izraelin, por edhe për gjendjen aktuale të kombëtares dhe mundësinë për atë arritur vendin e tretë në grup.

“Është moment shumë i vështirë sidomos pas 5 humbjeve. Nuk e kemi pritur as ne, por mundohemi të japim maksimumin”.

Fjalia e parë e Burim Kukelit në konferencën për shtyp nga Turqia pasqyrën situatën delikate që po kalon Kombëtarja Shqiptare pas humbjes në miqësoren e Luksemburgut. Mesfushori kuqezi e pranon se skuadra nuk arrin të reagojë, por ai shikon nga e ardhmja dhe ndalet te ndeshja zyrtare me Izraelin duke shpresuar te një fitore.

“Jemi gati, mendoj se tani në lojë me Izraelin i vetmi shans është fitorja që t’i afrohemi vendit të tretë. Shpresoj që të jemi të gjithë gati për të marrë fitore”.

-Advertisement-

Kukeli nuk e pranon se pas evropianit skuadra nuk arrin të gjejë motivim. Sipas tij, skuadra duhet të fokusohet te objektivat për të ecur përpara.

“Nuk jemi të ngopur edhe pse arritja në evropian ishte një sukses shumë i madh. Çdo lojtar duhet të japë maksimumin për kombëtaren, por tashmë misioni bëhet i vështirë dhe duhet të arrijmë vendin e tretë sepse për ne vlen shumë. Në futboll gjithçka është e mundur dhe këtë e kemi treguar me fitoren në Portugali. Do të mundohemi të bëjmë një hap përpara dhe nëse fitojmë në Izrael do të jemi në rrugën e duhur”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera